Del ne shitje telefoni me te cilin tradhtoni sa doni dhe nuk hetohni aspak nga partneri! V!de0

Del ne shitje telefoni me te cilin tradhtoni sa doni dhe nuk hetohni aspak nga partneri! V!de0
Në Japoni, një telefon bën të mundur ta tradhtosh partnerin apo partnerin më lehtësisht.
Për të gjithë “Casanova-t” e Japonisë, telefoni Fujitsu F-03 është zgjidhja “e duhur” për të tradhtuar lehtësisht. Çelësi është të japësh përshtypjen tek partnerja se nuk e përdorni shumë celularin. Me fjalë të tjera telefoni ju ndihmon t’i tregoni tjetrit se nuk keni asgjë për t’i fshehur, ndërkohë qe realiteti është shumë ndryshe.
Në përgjithësi femrat pëlqejnë të kontrollojnë telefonat e partnerit për të lexuar mesazhet apo për të parë telefonatat e dyshimta. Me “privatësinë” qe ka Fujitsu F-03-shi asnjë informacion i kërkuar nuk mund të dalë.
Po si e marrin vesh këta meshkuj nëse partneri tjetër ju ka shkruar? Ngjyra e telefonit dhe logoja ndryshon duke iu treguar se një person nga lista “rozë” ju ka dërguar mesazh. Ne këtë mënyrë ju mund ta lini pa frikë telefonin në tavoline dhe mos kini frikë se partnerja do t’iu zbulojë.
Telefoni Fujitsu F-03 nuk gjendet jashtë Japonisë, por në Shtetet e Bashkuara ekziston një aplikacion i ngjashëm me emrin CATE: Camm And Text Eraser (fshirësi i thirrjeve dhe mesazheve). Megjithatë edhe pse këto aplikacione të reja që favorizojnë tradhëtinë janë mjaft të kritikuara nëpër botë, kanë mjaft sukses